Ushqimi shtesë
Sala Gashi Loku
(14 vite më parë)
Pershendetje Sala,
Në këtë moshë fëmijvs tuaj mund ti shtoni sasi të vogla të djathit të butë të pasterizuar, jogurt, xhizë, drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera), pure pemësh dhe perimesh (banane, pjeshkë, dardha, avokado, karrota të ziera, kungull, patate, patate të ëmbla), ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit), sasi të vogla proteinash (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lekurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza), lëng pa citron (molla apo dardha)... shpresoj të të kem ndihmuar sado pak.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, une kam djalin 9 muaj e 3 jave. E ushqej akoma edhe me qumesht gjiri, por jam ne pune nga ora 8 deri ne ora 17, vetem ne ora 12-13 ne pauze shkoj ne shpi dhe i jap gji, pastaj ne mbremje i jap sa here qe don edhe gjate nates gjithashtu. Mirepo si ushqim shtese, i jap keksa me kamomil ne mengjes, pastaj ndonje peme, banane me shume, ose pjeshke apo molle, dhe pasdite e ne mbremje i jap drithera te HIPP-it, dua te pyes a duhet edhe ne kete moshe te vazhdoj akoma me keto qullet drithera e keksa e keso gjerash, apo me ushqim qe ham edhe ne, apo si te veproj, me cfare ta ushqej, se nuk po e di a po e ushqej ne rregull, po me duken shume te mangeta shujtat. Cdo te mire!