javë pas jave
Përshëndetje Ardita,
Meqë nuk më keni shkruar moshën e fëmijës tuaj, une po ua sugjeroj ato fruta të cilat janë të sigurta ti konsumojnë fëmijët më të vegjël. Ju mund ti ofroni mollë, banane, pjeshkë, dardhë, kungull, kumbulla, etj. Kivi mund të jepet prej moshës 8 - 10 muajsh, por ka mundësi të krijoje skuqje rreth gojës dhe të pasmeve të bebit. Nëse ndodh kështu atëherë mund ta leni kivin tia ofroni pas moshës 12 muajshe. Në lidhje me kapsllëkun te bebi, rregullojeni me anë të ushqyerjes, jepini dardha dhe kumbulla, ndërsa orizin dhe bananen jo.
Mundohuni të motivoni foshnjen që të lëviz sa më shumë, sepse kjo mund të ndihmojë në raste të konstipacionit, si dhe masazha e lehtë në barkun e foshnjes.
Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dalë jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.
Ju uroj çdo të mirë.


Pershendetje, deshta tju pyes cfare pemesh guxoj ti jap bebit? Une i jap molle, banane pjeshke. Pediatri ketu me tha qe kivi nuk guxoj ti jap para moshes 1 vjece sa eshte e vertete? Ka 3 dite qe femija po me zihet kaps cfare ti jap per lehtesimin e kapsllekut? Ju faleminderit shume perkohen qe ndani per te me ndihmuar. Me respekt Ardita.