Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi për beben 8 muajshe

Pershendetje Dr. Kolici, kam vajze 8 muajshe e 2 jave e ushqej me gji dhe ngapak ushqim shtese mirepo ende nuk e kam ushqyer me tjera ushqime pos griz, keksa, molle, dardhe dhe jogurat prej pemeve a mos jam ka gaboj me kete ushqim apo me cfare me keshilloni qe ta ushqej? Me duhet te ceki se vajza ka peshe me shume se qe duhet per moshen e saj. Ju lutem ndonje keshille nga ju sepse nuk di si te veproj? Pres pergjigjjen e juaja e nderuara doktoreshe.

Lorena Lorena (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Lorena,

Mundohuni që foshnja juaj të ushqehet sa më shumë me fruta, drithëra dhe perime, ato nuk krijojnë mbipeshë tek fëmija dhe sigurojnë vitaminat dhe energjinë e nevojshme për të. Ushqimi për foshnjen 8 muajshe duhet të përmbajë qumësht gjiri, djath të butë të pasterizuar, jogurt, drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera), qullra pemësh dhe perimesh (banane, pjeshkë, dardha, avokado, karrota të ziera, kungull, patate, patate të ëmbla), ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit), sasi të vogla proteinash (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lekurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza), lëng molle apo dardhe.

Të uroj çdo të mirë.

/komuniteti