Qumeshti i gjirit dhe permbajtja e tij.
Klotilda
(14 vite më parë)
Pershendetje Klotilda!
me vjen mire qe keshilla ime ju ka vlejtur.
persa i perket pyetjes tuaj, do tju thosha se nuk rekomandohet berrja e analizave te qumeshtit te gjirit, qofte te permbajtjes ,qofte mikrobiologjike, pasi qumeshti i gjirit eshte ushqimi i species, dhe natyra tekk qenia njerezore i ka ndertuar ne menyre te njejte gjithe gjendrat tek te gjitha grate.
Qumeshti i gjirit mund te mos konsiderohet i shendetshem vetem nese nena perdor barna qe sekretohen permes tij dhe jane te demshme per beben(psikotropet, imunosupresoret, citostatiket etj) apo ne rastin e semundjeve kahektizuese, kronike tek nena(TBC, Cirroza hepatike, Kancerat e ndryshem).
Pershendetje Dok,ju kam shkruar dhe me pare dhe jam e kenaqur me pergjigjen tuaj. Kam vendosur tja nderpres foshnjes time 2 muajshe qumeshtin shtese te formulave, dhe keshilla juaj me eshte shume e vlefshme. Para disa dites i bera nje analize ne laborator qumeshtit te gjirit dhe yndyra rezultoi 2,8 kurse kriperat i kisha mbi normalen. A eshte qumeshti im i ushqyeshem?
Ju falenderoj nga zemra per pergjigjet tuaja!