Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A është e mjaftueshme kjo sasi për foshnjen tre muajshe?

Dr, desha tju pyes per sasine ideale qe duhet te pije nje foshnje ne fazen tre mujore, se pediatri tek i cili une kontrolloj vajzen time me tha se duhet te konsumoj 1000 ml per 24 ore, dje ja kam shenuar sa here ka pi dhe ne fund me doli se vajza ime pi 850 ml/24ore, a do te thote kjo edhe mungese oreksi ne kete faze pasi qe edhe vazhdimisht kruaj mishin e dhembeve, a ka vend per shqetesim? Ju pershendes.

Genta Rina (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Gentiana,

Foshnja juaj do të dëshirojë të ushqehet me qumësht shtatë gjer në tetë herë në ditë në muajin e tretë. Në muajt 2 dhe 3, duhet ti fitojë nga 140 gjer në 230 gramë në javë;

Nëse ajo shton normalisht në peshë atëherë nuk keni nevojë të shqetësoheni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti