javë pas jave
Përshëndetje Megi,
Shpesh në gojë formohen disa pika të bardha, të cilat veshin mukozën e gojës mishin e dhëmbëve dhe gjuhën.
• Duhet të bëjmë një dallim midis mykut të gojës dhe pikave të mpiksura të qumështit.
• Pikat e qumështit shqiten kollaj nga goja, kurse myku i gojës jo.
• Mukoza përreth pikave të mpiksura të qumështit është normale, kurse në myk ajo është e skuqur.
• Pikat e mpiksura të qumështit nuk kanë nevojë për mjekim, kurse në rast të mykut duhet të këshilloheni me mjekun tuaj.
• Mjekimi i mykut është shumë thjeshtë: një pikë të shurupit të Daktarinës, ose të Nystatinës 4 herë në ditë nën gjuhë, ose pak pluhur nystatine, po ashtu në gjuhë (një tabletë e shtypur e nystatinës ndahet në 4 pjesë). Bari hidhet nën gjuhë me qëllim që veprimin ta ushtrojë në gojë dhe jo të gëlltitet.
Por gjithsesi para përdorimit të ndonjë terapie duhet të konsultoheni me pediatrin e vajzës tuaj.
Gjithë të mirat.


Pershendetje, kam vajzen 3 muajshe e ushqej me gji + aptamil qe prej 1 muaji. Sot vura re qe gojen e kishte komplet te bardhe dyshoj per myk. Nuk donte me ma kap gjirin vetem me shishe eshte ushqy sot, ju lutem me tregoni c`mund te bej? Ti marre ndonje ilac?