Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Hipp 3 apo diçka tjetër?

Pershendetje doktoreshe. Kam vajzen 7 muajshe dhe e ushqej me qumesht formule. Deri ne 6 muaj e kam ushqyer me hipp bio 1. Dhe pasi mbushi 6 muaj desha qe dalngadale te filloj me hipp2, por ja qe vajza nuk po e pin. E lajmerova mjeken dhe ajo me tha qe mundem te filloj me hipp 3 sepse qenka me i pranueshem se 2. Sa e dije une hipp 3 eshte per moshen mbi 1 vjet dhe frigohem tja jap. Gjithashtu mjekja nuk me lejon qe vajzen ta ushqej me drithera, oriz te bluar por vetem me peme dhe perime. Me ankth pres pergjigjen tuaj. Pershendetje.

Lejla Emrullai (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Lejla,

Në lidhje me qumështin për vajzën tuaj, mendoj që mund ti vazhdosh Hipp 1 duke e kombinuar me Hipp 2 ose Hipp 2 plus, dalëngadalë derisa të mësohet. Ndërsa Hipp 3 mund t`ia ofroni prej muajit të 10. Ndërsa në lidhje me ushqyerjen drithërat janë shumë të rëndësishme për fëmiun, po aq sa edhe pemët dhe perimet. Mendoj që të gjitha duhet tia ofroni fëmijës tuaj.

Gjithë të mirat.

Lejla Emrullai (14 vite më parë)
Erijona, ketu nuk mundesh ta parashtrosh pyetjen sepse ketu as qe e sheh mjekja. Shih ne fillim te faqes ne anen e djatht ke opcion kerko dhe opcion pyet. Kliko mbi opcionin pyet, lexoi udhezimet parashtro pyetjen dhe dergoje. Gjith te mirat
erijona (14 vite më parë)
Pershendetje doktorresh, dashta me ta ba nje pytje nese ka mundesi mem tregu se nuk dita ku behen pytjet dhe shenova ketu: ju lutem me tregoni per foshnjen time 11 mujshe mjeket i kan than qe e ka kromzomin 1 3 dhe 13, ju lutem, a mundet nje femije me keta numra kromozonesh te rritet normal?

/komuniteti