Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth djegjes

Pershendetje doktor, djali im i vogel 2 vjec e ka djegur me uje te nxehte doren ishim ne emergjence e lyn me dermazin mirepo tani i jane bere ato topa te mbushur me uje ne tre gishtat e fundit desha tju pyes a duhet te shperthehen ato topa te formuar me uje apo te lihen qe vet te shperthehen? Si mundem me i ndihmu djalit ne kete rast?

(14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Diellza,

Trajtimi i lëkurës së djegur varet nga shumë faktorë si: mënyra, shkalla, thellësia, vend lokalizimi i djegjes, mosha e fëmiut,... Vlerësimi i të gjitha këtyre dhe përcaktimi i mënyrës së trajtimit është në kompetencën e kirurgut plastik. Nëse deri më tani nuk e keni konsultuar ate atëherë rekomandimi ynë është që ta bëni këtë.

Djalit i uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti