Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Refuzimi i ushqimit

Peshendetje doktoreshe, shpresoj jeni mire... doktoreshe une kam nje problem, e kam djalin 6 muajsh e gjysem... po djali im nuk po ha fare e kam ne gji mirepo ushqim cfare i pergdis nuk ha... a mund te me ndihmosh ne kete aspekt se si ta ushqej djalin tim? Faleminderit shume.

Edona Krasniqi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Edona,

Problemet me të cilat ju ballafaqoheni janë probleme jo të rralla edhe të nënave të tjera. Ushqimi megjithatë duhet të paraqet një lloj argëtimi dhe jo imponimi. Jo rastësisht rekomandohet që fëmijët mundësisht të ushqehen në shoqërim të bashkë familjarëve ose edhe të bashkë moshatarëve duke respektuar dëshirën e tyre në përzgjedhjen e llojit të ushqimit dhe mënyrës së të ushqyerit. Paraprakisht duhet të hulumtohen, të përjashtohen ose trajtohen problemet e vërteta shëndetësore si anemia, infeksionet, etj...

Gjithë të mirat.

/komuniteti