Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Shikimi i TV për fëmijën

Urime te perzemerta, kam shume probleme me vajzen time... gjithe diten do te shohe vetem kuklla eshte vetem 3 vjece... cfare te bej qe te mos jete shume e dhene mbas tyre... eshte shume nevrike dhe nuk shoqerohet me femijet e tjere... do qe gjithe gjerat ti kete ajo... eshte vetem 3 vjece dhe perdor shume mire dhe kompjuterin eshte e afte ta ndeze kompjuterin dhe te gjeje kukllat qe ajo do... ka mesuar te shkruaj emrat e disa prej kukllave qe ajo do... pa ndihmen time i ben te gjitha... pavaresisht se faji qe i imi pasi e mesova disa dite ne fillim kur morem kompjuter ne shtepi... dhe tani nuk shkeputet me prej tyre... ju lutem me shkruani sa ore ne dite duhet te shohe ne dite nje femije TV... a eshte e demshme per syte? Me respekt Asi.

Asi Gavro (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Asi,

Fëmijët e të gjitha moshave janë duke mësuar në mënyre konstante gjëra të reja. 2 vitet e para të jetës janë shumë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e trurit të fëmijës tuaj. Gjatë kësaj kohe fëmijët kanë nevojë për bashkëveprim të mirë dhe pozitiv me fëmijët e tjerë dhe të rriturit. Kjo është shumë e rëndësishme për të folurit e fëmijës dhe loja me të tjerët.

Deri tani nga hulumtimet e deritanishme që janë bërë, është e rekomanduar që fëmijët nën moshën 2 vjeç të mos shikojnë fare TV, ndërsa ata mbi moshën 2 vjeç, të shikojnë TV me kohë të limituar, 1-2 orë dhe atë vetëm programe arsimore jo të dhunshme.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti