Rreth jashtëqitjes së bebit 6 javësh
Elida Berisha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Miranda,
Normalisht foshnjet mund të dalin jashtë 1 herë në ditë, ose 1 herë në 2 – 3 ditë. Mund të përdorni mikroklizmat, edhe pse nuk jeni këshilluar me mjekun tuaj, nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dalë jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Jam nene e femiut te pare e cila eshte 6 javeshe, deri 4 dite me pare jashteqija ka qene ne rregull sot u ben 4 dite qe femija nuk ka jashteqitje, femija ushqehet me gji, desha te ju pyes a eshte kjo normale?