Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Hundët e zëna

Pershenddetje dorktor, vajzes sime i jane zene hundet, kollitet, por rralle. A mundet me pas grip? Dje ketu ne Kopenhagen ishte koha me shi dhe ere une isha jashte me te, ka dy jave qe jemi ketu. A mos eshte ndryshimi i klimes apo pse isha ne ate kohe jashte? Kam frike mos do te paraqitet ndonje grip. Cfare me keshilloni te bej? Ju faleminderit.

Deta Nuredini (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Arbra,

Vajza juaj mund të jetë ftohur. Unë nuk e kuptova moshën e vajzës tuaj por përderisa shenjat nuk shoqërohen me temperaturë nuk duhet të ju brengosin. Ajo që ju duhet të bëni është lagështimi i hundës me tretje isotonike (sol.Physiologica-pika për hundë, që në barnatore mund të gjendet në forma dhe me emra të ndryshëm prodhuesish), toaleta e hundës me pompën-aspiratorin doracak për fëmijë, lagështimi i ajrit të dhomës me avull kamomile!

Është poashtu i rëndësisë së pamohueshme prevenimi i kontaktit të fëmijës  suaj me njerëz të ftohur (flamosur).

Gjithë të mirat.

/komuniteti