javë pas jave
Përshëndetje Nedreta,
Shqetësimi juaj është shumë me vend. Ne të gjithë e dijmë që duhani pasiv shkakton probleme po aq sa edhe duhani aktiv. Disa ndotës të duhanit do të ju hyjnë në gjak gjatë frymëmarrjes. Sa më shumë që të qëndroni ju dhe Arbra me duhanpirës aq më shumë ndotës do të absorboni.
Fëmijët të cilët i ekspozohen tymit të duhanit pasiv (të dorës së dytë) janë të rrezikuar nga alergjitë e ndryshme, pneumonia, bronkiti, por edhe nga më e keqja nga të gjitha SIDS. Poashtu këta fëmijë që rriten në ambient me tym duhani janë të prirur që në moshë madhore ta konsumojnë edhe vet atë.
Mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijën tuaj nga duhani, është që njerëzit e shtëpisë që e konsumojnë atë ta ndërprejnë konsumimin. Nëse kjo nuk ndodh atëherë mundohuni që zonën ku qëndron Arbra, vendi ku luan, ku ushqehet, ku fle ta mbani të ajrosur nga tymi i duhanit.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje doktor, jam e shqetesuar, dua te kuptoj nga ju se sa eshte i demshem femija te rritet ne nje ambient ku ka duhanpires? Dmth femija nuk rritet ne ambient ku pihet duhani per fat te mire jemi ngritur pak ne kete aspekt, por eshte i rethuar me duhanpires. Vajza ka 9 muaj por gjate ketyre 9 muajve jam me ankth se sa e demtohet vajza nga duhanpiresit. Gjysherit dhe babai i Arbres e pin duhanin ato e mbajne ne dore por era e duhanit nuk hiqet. Vajza pi gji une nuk konsumoj asgje qe i mundet ti ben dem Arbres, mundohem ta ushqej ne menyre natyrale. Por ky fakt me shqeteson shume, kur e marrin ata ne dore une rrenqethem mendoj se venat e saj thithen nje pjese te duhanit te tyre. Cfare mund te me thoni? Ju faleminderit, gjithe te mirat se na ndihmoni shume.