Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Përdorimi i mëlçive në ushqimin e fëmijës

Pershendetje, ju lutem deshiroj te di nese eshte i ushqyeshem dhe i domosdoshem perdorimi i melcive ne ushqimin e femijeve te moshes 13-14 muaj? Kam lexuar se eshte me vlere dhenia e tyre ne kete moshe. Per kete gje dua te sigurohem perpara perdorimit te tyre. Keshilla juaj do me vlente gjithe te mirat.

Aleksia Hajdini (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Aleksia,

Vogëlushët e moshës 1-3 vjeç kanë nevojë për një mesatare prej 6.9 mg te hekurit në ditë. Hekuri mund të ruhen në trup në mënyrë që, nëse një ditë fëmija juaj ha më shumë se që ka nevojë dhe të nesërmen ai ha më pak, trupi i tij mund të bëjë rregullimet e nevojshme. Nëse fëmija juaj ka mungesë hekuri në organizëm, si pasojë e kësaj ai mund të bëhet anemik. Prandaj në këtë moshë fëmiu juaj mund të ushqehet me mëlçi pa problem.

Gjithë të mirat.

/komuniteti