Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Vjellja e fëmijës 6.5 muajsh

Pershendetje dr, kam djalin 6.5 muaj dhe e ushqej me qumesht formula dhe ushqime te ndryshme. Qe 2 dite ka kolle te lehte dhe rrjedhje hundesh nga pak, i qes pika Marisol 3x2 .pin edhe e ushqej por pas 1 ore ma kthej ushqimin e dhene. Kjo nuk ndodh shpesh por vetem 2 here, kisha pas deshire te marr mendimin tuaj se mos e ka fytin e skuqur apo ka ushqim teper dhe e vjell. Pres me padurim pergjigjen tuaj.

Zana Ahma (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Zana,

Sipas shenjave që përshkruan mendoj se e ka fytin e skuqur, pasi shenja e të vjellave lidhet me këtë problem. Të rekomandoj ta vizitosh mjekun pediatër të djalit për të vlerësuar gjendjen e fytit dhe për të marrë terapinë adekuate.

I uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti