javë pas jave
Përshëndetje Klaudia,
Për rregullimin e jashtëqitjes së fëmijës suaj, ju përkujtoj se rregullimi afatgjatë i nevojës së madhe bëhet me regjim të posaqëm të ushqimit, që nënkupton para se gjithash ushqimin e lëngshëm (qorbë, supë, lëngje pemësh, çajra, ujë), cereale dhe ushqime që përmbajnë shumë fibra (fiku, dardha, kumbulla, kivi, kajsi, pjeshkë, portokall).
Është me rëndësi reduktimi në masë të madhe i ushqimeve të cilat shkaktojnë kapsllëkun tek fëmijët si: qumështi (në sasi të madhe), bananja, patatja, molla, karrota. Rregullimi i përkohshëm i jashtëqitjes bëhet me sirupa dhe me mikroklizma me këtë destinim.
Në lidhje me botulizmin nuk mendoj që njëherë e vetme ta ketë shkaktuar atë. Por nëse ke dyshime, të rekomandoj të kontaktosh mjekun pediatër të fëmijës tuaj në mënyrë që ta vlerësojë gjendjen.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe. Cuni im eshte 13 muaj dhe del jashte nje here ne 2-3 dite, qan shume, dridhet i gjithi dhe me zor te madh del. Ndonjehere del edhe pak gjak i kuq. Kur ishte rreth 8 muaj i kam dhene vetem nje here nje luge te vogel mjalte te tretur, por nuk e dija qe mjalti shkakton botulizmin tek bebet. Ju lutem doktoreshe me thoni a eshte zhvilluar botulizmi ne kete rast dhe a eshte kjo shenje e kapsllekut shenje e botulizmit? Cunin e ushqej me supera, perime, fruta, lengje, uje ne menyre qe te mos kete probleme por perseri asnje efekt, ju lutem cfare te bej sepse e shikoj qe vuan shume. Faleminderit!