Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth urinimit të fëmijës

Pershendetje dr Niketa, kam vajzen 5 vjece dhe akoma me urinon naten me ndihmoni cfare duhet te bej qe ta nderpres urinim se nuk po mundem me dot. A ka ndonje ilac per tja heq, dhe pse ndodh kjo, eshte gjenetike apo cfare? Deri tani nuk i kam bere asgje se isha me shpresen se mos e nderpriste vet. Me fal se e zgjata. Ju pershendes dhe gjithe te mirat.

Flori Flor (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Flori,

Urinimi në krevat mund të ndodh për arsye të ndryshme. Disa fëmijë urinojnë aq shpesh gjatë natës sa që fshikëza e urinimit nuk e duron dot këtë. Kjo ndodh kur fëmija ka konsumuar shumë lëngje në mbrëmje. Mund të jetë edhe si pasojë e mungesës në sasi të prodhimit të mjaftueshëm të hormonit antidiuretik (ADH), i cili rregullon prodhimin e urinës në veshkë gjatë natës. Nëse ky problem vazhdon edhe pas moshës 6 vjeçare atëherë mund të quhet problem mjekësore dhe ka nevojë për konsultim të mjekut.

Gjithë të mirat.

/komuniteti