Dhembja e gjinjëve
Rita
(15 vite më parë)
Pershendetje Rita!
Me vjen mjaft keq qe nje eksperience aq te mrekullueshme si gjidhenia e keni perjetuar aq keq!
Ndoshta kete radhe duhet te pergatiteni me mire.
Ne Web Site tone keni nje material mbi pozicionet e vendosjes ne gji dhe nje video informative, pasi mirepozicionimi ne gji eviton problemet me thithat.
Pervec perdorimit te kremerave zbutese qe duhet te nisni ti perdorni qe tani tek thithat, per ti forcuar ato mund te provoni ti zhysni te pakten nje here ne dite ne nje tretesire kripe te pergatitur 1 liter uje + 1 luge gjelle kripe gjelle. Thithi i gjirit mbahet ne kete tretesire rreth 5 minuta.
uroj qe kjo eksperience e dyte te jete e mrekullueshme.
Pershendetje e nderuar!
Une jam nje nene e shqetesuar ngase jam ne javen e 35, por djalin e madh e kam 2 vjet e 8 muaj, sa e kisha ne gji kam pas shume problem me gjinjet, si dhimbje shume te medha te shpines, dhimbje shume te medha te gjinjeve, te qara te gjinjeve, besa edhe gjak edhe pse i kam lyer me nje yndyre mos gaboj Daktanol, po nuk me ka ndihmuar. Mjeku me ke thene se ashtu mos ja ndaj gjirin femijes, e kam ushqyar nje vit mirepo une e di sa kam hequr. Kam fike se do me perseritet prape. Ju lutem te me ndihmoni.