Pikat ad
Hajrie Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Hajrie,
D3 dhe AD3 nuk janë e njejta gjë! Të dyja janë vitamina dhe njëlloj të mira! Për vajzën tuaj 2 javëshe duhen marrë parasysh rekomandimet e reja të OBSH për vendet me ekspozim ndaj diellit pjesën më të madhe të vitit, dhe duke konsideruar fillimin e verës dhënia e këtyre suplementeve nuk do të ishte e rëndësishme.
Nevoja ditore e foshnjes e cila ushqehet vetëm me gji për Vitamin D3 është përreth 400 UI. Varësisht nga koncentrimi i Njësive Ndërkombëtare (UI) të vitaminës D3 në një pikë të llojit të caktuar të preparatit bëhet edhe dozimi i pikave.
Është pediatri i vajzës suaj ai i cili do të vlerësojë dhënien e pikave për vajzën tuaj.
Ju uroj çdo të mirë.
Pershendetje, e kam vajzen dy javeshe desha te pyes se a duhet tash te filloj me pikat e eshtrave dhe si quhen a d3 apo vetem d se i kam marr ne barnatore a d3 po po kam frike se jane per me te rritur vajza i ka vetem dy jave;