javë pas jave
Përshëndetje Rina,
Fëmija duhet të fillojë të pijë qumësht lope pas moshës 12 muajshe. Ky qumësht duhet të jetë yndyrë plotë, 3,2 %... 3,5 %. Mundohuni që foshnja juaj të ushqehet sa më shumë me fruta, drithëra dhe perime, ato nuk krijojnë mbipeshë tek fëmija dhe sigurojnë vitaminat dhe energjinë e nevojshme për të. Ushqimi për foshnjen 8 muajshe duhet të përmbajë, djath të butë të pasterizuar, jogurt, drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera), qullra pemësh dhe perimesh (banane, pjeshkë, dardha, avokado, karrota të ziera, kungull, patate, patate të ëmbla), ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit), sasi të vogla proteinash (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lekurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza), lëng molle apo dardhe.
Të uroj çdo të mirë.


Pershendetje. Kam vajzen 8 muaj i ben tani edhe disa dite. E ushqej me qumesht tetrapak dhe ushqim per bebe si psh patate, karrota, peme, griz, oriz etj, me intereson te dije a guxoj ti jap vajzes edhe keto: spinaq, veze, sidomos me intereson te dije a ben mish pule ti japi makarona, ndonje jogurt te pemeve, sepse te lartpermendurat ia pregaditi ne blender dhe i han te gjitha nuk refuzon.