Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi i vajzës

Miredita doktoreshe, jam shume e brengosur lidhur me ushqimin e vajzes time eshte 9 muajshe dhe nuk po han asgje nuk i pelqen asgje e mban ushqimin ne goje nuk e pertypen dhe nuk me shton ne peshe, tani ka 9.100 gr per 3 muaj ka shtuar vetem 700 gr pasqyren e gjakut e ka mire sdi cfare me rekomandoni a mundet ti japi ndonje vitamine? Ju falenderoj.

Drita Rita (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Drita,

Problemet me të cilat ju ballafaqoheni janë probleme jo të rralla edhe të nënave të tjera. Ushqimi megjithatë duhet të paraqet një lloj argëtimi dhe jo imponimi.

Jo rastësisht rekomandohet që fëmijët mundësisht të ushqehen në shoqërim të bashkë familjarëve ose edhe të bashkë moshatarëve duke respektuar dëshirën e tyre në përzgjedhjen e llojit të ushqimit dhe mënyrës së të ushqyerit.

Paraprakisht duhet të hulumtohen, të përjashtohen ose trajtohen problemet e vërteta shëndetësore si anemia, infeksionet, etj...

Gjithë të mirat.

/komuniteti