Vajza ime 8 javëshe ka problem me jashtëqitje
Sara Balaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sara,
Normalisht foshnjet mund të dalin jashtë 1 herë në ditë, ose 1 herë në 2 – 3 ditë. Mund të përdorni mikroklizmat, edhe pse nuk jeni këshilluar me mjekun tuaj, nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dalë jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.
Gjithë të mirat.
Vajza ime 8 javeshe ka problem me jashteqitje ka 5 dite qe nuk e ka bere, keshtu te vjellura nuk ka dhe urinimin e ka me rregull, barkin nuk e ka te forte mirepo gjate gjithe kohes mundohet per ta bere. kurse e ushqej me gji. Faliminderit.