Sa janë të shëndetshme lëngjet në tetrapak për fëmijët?
Maliqi Besa
(14 vite më parë)
Pershendetje,
Ne kuader te ushqimit te nje foshnje 14 muajshe mund te ipen kohe pas kohe edhe lengjet e pemeve. Preferohet qe keto te jene para se gjithash lengjet e pemeve te punuara vet, me "shtrydhes pemesh". Nuk duhet pasur paragjykime edhe ndaj produkteve ushqimore adekuate per moshen nga prodhuesit e licencuar.
Gjithe te mirat.
Pershendetje e nderuara Niketa, une kam nje djale 14 muajsh, dhe e kam larguar nga gjiri. Tash i jap qumesht shtese por deshiroj te pyes ne lidhje me lengjet qe jane ne tetrapak, qe gjindet neper markete, se sa jane te shendetshme per femijet, dhe cilat nga ato do te mi preferonit? Cdo te mire.