Ushqimi tek bebi 5 muaj
Blerta Aliu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Blerta,
Fëmijën tuaj mund ta ushqeni me drithëra të lëngshme, si miell orizi, tërshëre apo elbi, lëng pemësh, molle apo dardhe, banane të shtypura, karrota, patate, kungulleshka etj, të gjitha këto në formë qulli.
Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht formule, dy herë në ditë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktor, djali im ka mbush 5 muaj e ushqej me qumesht formule perveq qumeshtit, me cka tjeter duhet ta ushqej? Faleminderit shume.