Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Trembja në gjumë

Pershendetje doktoreshe. Vajza ime eshte 2 muajshe dhe ne momentin qe ajo fle, trembet gjate gjumit, kjo nuk e lejon ate te flej per shume gjate, kjo ndodhe diten por edhe naten, cfare mund te me thoni per kete?

Denisa2 Behaj2 (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Denisa,

Fëmijët kanë imagjinatë të zhvilluar, që do të thotë që frika e natës dhe ankthet ndodhin shpesh. Terrori natës, somnabulizmi, të lagurit e krevatit, të qarat, etj... të gjitha këto janë çrregullime të zakonshme të fjetjes tek fëmijët.

Vendosja e një rutine në kohën e gjumit është hapi i parë për zgjidhjen e problemeve me çrregullime të gjumit. Vëzhgoni fëmijën disa netë me rradhë dhe caktoni kohën e gjumit kur fëmija duket më së shumti i ngadalshëm, i lodhur dhe nervoz. Mundohuni që ta filloni procesin 30 minuta përpara. Vendosni perde të errëta nëse është dhoma e fjetjes e ndriçuar gjatë natës apo vendosni ndonjë llampë të vockël nëse është dhoma shumë e errët gjatë natës.

Në rast se nuk vie deri të përmirësimi, është koha që ta vizitoni pediatrin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti