A ndikon griza negativisht nëse bebi ka probleme me kapsllëk?
Ardita Hyseni Limani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ardita,
Vaji i ullirit ndihmon shumë në problemet me kapsllëk. Bëni mirë ta përdorni. Për rregullimin e jashtëqitjes së fëmijës suaj, ju përkujtoj se rregullimi afatgjatë i nevojës së madhe bëhet me regjim të posaqëm të ushqimit, që nënkupton para se gjithash ushqimin e lëngshëm (qorbë, supë, lëngje pemësh, çajra, ujë), cereale dhe ushqime që përmbajnë shumë fibra (fiku, dardha, kumbulla, kivi, kajsi, pjeshkë, portokall).
Është me rëndësi reduktimi në masë të madhe i ushqimeve të cilat shkaktojnë kapsllëkun tek fëmijët si: qumështi (në sasi të madhe), bananja, patatja, molla, karrota. Ndërsa griza dhe të gjitha ushqimet tjera të përbëra nga orizi duhet të reduktohen.
Ju uroj cdo të mirë.
Pershendetje te perzemerta dhe pergezime per punen e palodhshme tuajen. Kam djalin 8 muajsh. Ka gati tre jave qe po ka problem me kapsllek. Po del rregullisht mirepo me veshtiresi te medha aq sa po frikesohem se mos po i lendohet edhe zorra e trashe. Nga menyja e ushqimit ia kam hequr ushqimet qe ndikojne ne kapsllek si: bananen, orizin, mollen, karrotat. Tani pervec qumeshtit po i jap supe te pergatitur vet, kungulleshka, plazma te zbutura ne qumesht tjeter dhe mjaftueshem uje dhe lenge dardhe edhe per shkak te kohes se nxehte edhe per shkak te problemit qe ka. Deshta tju pyes per grizin a mund ti jap apo ndoshta edhe ai ndikon keq per kapsllekun? Dhe a guxoj ti jap nga nje luge vaj ulliri me kane thene se i ndihmon, mirepo nuk po guxoj ta provoj pa ju pyetur. Ju faleminderit shume nese gjeni kohe dhe me ndihmoni per halli qe kam. Me respekt, Ardita.