Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Thithja e dorës

Pershendetje! Ju pergezoj per kete faqe te mrekullueshme! Desha tju pyes: vajza ime eshte 2 muaj e gjysme apo 10 javeshe, peshon 5.550 gr e ushqej me qumesht formula mirepo qe 3 dite nenstop e mban doren ne goje, nuk di cfare ti bej, pin afersisht 650 ml qumesht mbrenda 24 oreve. Desha ta di arsyen perse e thith doren?

Dona Dona (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Donika,

Prindërit zakonisht e vërejnë këtë shprehi tek foshnjet e tyre rreth muajit të tretë. Thithja është një ndër reflekset natyrore të foshnjes, ku në atë mënyrë qetësohen në momentet kur janë të lodhur, të uritur, të mërzitur apo kur dëshirojnë të flenë. Shkencëtarët pohojnë që thithja e dorës/gishtave iu dhuron kënaqësi sikurse të kenë ngrënë apo në atë mënyrë mundohen të kompenzojnë mungesën e ushqimit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti