Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Temperatura e djalit tim

Djali im ka 11 muaj, mbreme kishte temp. 38.3 nen sqetul mandje pasi i japa i japa shurupin paracetomol i ra temperature tani eshte ne gjendje te mire, ama me brengos ajo se pse ju ngrit temperatura ashtu papritmas kur ai ishte mire tere diten, kerkoj vetem nje pergjegje nga mjeku se pse ndodhi kjo?

Floranda Morina (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Floranda,

Temperatura normale tek foshnjet e matur nën sqetull është 36,5-37,5 gradë celsius. Temperaturat mbi 37,5 mund të jenë lehtë të ngritura (deri në 38,4) të cilat fillimisht trajtohen përmes ajrosjes (freskimit) të dhomës, largimit të mbulojave dhe rrobave të tepruara, shpeshtimit të pirjeve të gjirit.

Nëse të gjitha këto nuk rezultojnë me zbritjen e temperaturës, e në veçanti nëse temperatura e matur nën sqetull e kalon 38,5 atëherë duhet ordinuar Paracetamoli në dozat përkatëse për peshën gjegjësisht moshën e foshnjes.

Në ndërkohë gjithsesi duhet kontaktuar pediatri, për të vlerësuar gjendjen e bebit tuaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti