Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Si tja largoj gishtat nga goja?

Ju pershendes dhe ju falemderoj per kohen qe e ndani me ne. Une e kam djalin 5 muajsh, prej muajit te 3 ai i fut gishtat ne goje dhe vjell. Nuk eshte i uritur e them kete sepse pasi qe pi i fut gishtat ne goje. Nuk e di aresyen e vjelljes, duart ja laj shume shpesh por kot. Nuk guxoj me ja nda syte as edhe nje minute, ja kam ba me limon nje dite por kot.

Qershiza Qershiza (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Qershiza,

Prindërit zakonisht e vërejnë këtë shprehi tek foshnjet e tyre rreth muajit të tretë. Thithja është një ndër reflekset natyrore të foshnjes, ku në atë mënyrë qetësohen në momentet kur janë të lodhur, të uritur, të mërzitur apo kur dëshirojnë të flenë. Shkencëtarët pohojnë që thithja e dorës/gishtave iu dhuron kënaqësi sikurse të kenë ngrënë apo në atë mënyrë mundohen të kompenzojnë mungesën e ushqimit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti