Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Konstipacioni dhe hemorroidet pas lindjes

Pershendetje e urime per kete faqe qe keni hapur ne ndihme te nenave te reja! Dua te di nese caji i senes ben dem per qumeshtin e gjirit a jo! Kan djalin 4 muaj e gjys dhe i jap qumesht gjiri por doja te dija nese ndikon ky caj tek qumeshti, pasi me ndihmon me te daluren jashte! Kam provuar cdo shurupi e vetem ky caj me ben efekt! C'fare diete me sygjeroni pasi me kan dale dhe hemorroide dhe kam gjakderdhje. Ju faleminderit per mirekuptimin e jam ne pritje te nje sms nga ana juaj!

Ansel Berisha (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Ansel!

Për konstipacionin mund ta përdorësh supostën glicerinë gjatë gjidhënjes ndërsa për hemorroidet ja disa këshilla, me ndihmën e të cilave, do të shmangni apo zvogëloni simptomet e shkaktuara nga hemorroidet:

- Është shumë e rëndësishme që të shmangni: ushqimin me shumë kripë, prodhimet e njelmëta të mishrave të terur, ushqimin e yndyrshëm dhe pijet alkoholike;

- Konsumoni sa më shumë ujë – më së paku 8-10 gota ujë në ditë. Mos anashkaloni as lëngjet e freskëta nga pemët dhe perimet (boronicat, domatet…);

- Konsumoni gjëra ushqimore të pasura me fibra dietale: pemë dhe perime të freskëta, drithëra, legume…

- Keni kujdes për peshën tuaj trupore – masa e tepruar trupore ndihmon në paraqitjen e hemorroideve (shtresat e tepërta bëjnë shtypje shtesë në abdomen).

Të uroj gjthë të mirat.

Ansel Berisha (14 vite më parë)
Ju falenderoj per keshillat tuaja!ju uroj pune te mbare!

/komuniteti