Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A bën të përdorë qumështin alpsko 0.5?

Pëshëndetje doktoreshe, si jeni unë po mundohem qe ti permbahem këshillave tuaja per ushqimin e djalit qe tash i ka mbush 6 muaj e dy javë, po i pergatis fruta te perpunuara ne blender si molle, dardhe, banane dhe pjeshkë si dhe karrote dhe patate te ziera njehere e pastaj te perpunuara ne blender me dy pika vaj ulliri per ndihmese te jashteqitjes, nganjehere po i pergatis edhe biskota te bluara dhe griz por keto nuk po kam mudësi ti pergatis me qumesht të gjirit, a guxoj ti pergatis me qumesht alpsko 0.5, sepse biskotat dhe grizin po i han më me dëshire ndërsa orizin e bluar nuk po e han njehere do te provoj pas disa ditësh me oriz te zier me uje mishi dhe spinaq nese bën. Kërkoj falje nese po ju bezdis.  Gjith të mirat.  Me respekt, Albulena.

Albulena Ismaili Musa (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Albulena,

Me vjen mire qe i permbaheni keshillave rreth ushqyerjes. Ne lidhje me pregatitjen e ushqimeve preferohet te perdoret qumeshti te cilin e pi foshnja, qe nenkupton qumesht gjiri (te mbledhur me ndihmen e pompes) apo qumesht formule. Qumeshti i lopes nuk preferohet te perdoret para moshes 12 muajshe. Si dhe do tju keshilloja qe ne kete moshe te mos i jepni biskota djalit tuaj, pasi nuk permbajne vlera ushqimore per te cilat ka nevoje foshnja e juaj.

Gjithe te mirat.

Donjeta thaqi (9 vite më parë)
Pershendetje un kam vajzen 10muajsh dhe kom filluar ti jap qumesht alpso 0.5 po pe mundon po bohet kaps qfar kishe mujt mem kshillu se edhe qumshtI bebellak eka mundu
Albulena Ismaili Musa (14 vite më parë)
pershendetje louisa, si je dhe me fal qe kaq von po te shkruaj, un jetoj ne prishtin dhe kam bler qumsht formul edhe aptamil edhe hip sepse djali im tash po i mbush 7 muaj dhe as qumshti gjirit nuk po i mjafton per te pir jo edhe per te pergatitur ushqim siq me rekomandon doktoresha mirpo qusht formuke as unk e pi dhe asnuk e han ushqimin e pergatitur me ate qumsh,andaj jam detyruar te mar qumshtin alpsko me 0.5 perqind yndyr sa per ti pergatitur ushqimin si griz e pir ndersa biskotat ,ketu i kemi nje lloj biskota te prodhuara ne kosove qe quhen sempre ato po i pergatis nga njeher po vetem me uj te vluar te falenderoj per keshillen dhe mundesin e miqesis gjith te mirat
(14 vite më parë)
Albulena pothuajse te gjithe qumeshtat formule kane te njejtat vlera ushqyese, keshtu qe bleje ate qe te pershtatwt. Une e kam blere nje paketim prej kur i ka mbushur vajza 6 muaj dje ende kam, ngaqe ketu shumica e produkteve e kane qumeshtin brenda dhe duhet te pergaditen vetem me uje. Nuk e di ku jeton, mirepo ketu ne ch ka biskota te bluara prej nestle, qe e kan qsjtin mrena, dubet me i pergadit vetem me uje, dhe kane vlera ushqese mjaftueshem, e cka eshtw me me rendesi kane hekur. Mua pediatria me ka thene qe me 9 muaj mund te fillon me qumesht te pasterizuar per bebe, jo me ja jap me pi, po per me i pergadite, mirepo me yndyre te plote, ama une skam filluar ende, se me mire me formula. Yndyrat e shendeteshme, si psh ne kete rast e qumeshtit jane shume te rendesishme per rritjen e bebit, edhe avocado permban yndyre te shendetshme. Une vetem ketu ne portal po lexoj me i jap bebit qumesht pa yndyre, kurr skam has as ne libra e as ne portale ne gjuhe te huaja.
Albulena Ismaili Musa (14 vite më parë)
shum të faleminderit doktoresh, mirëpo në pa mundësi tëqumshtit të gjirit, sepse nu ka qumsht te mjafueshem as per te thithur nga gjiri , cilin lloj qumshti formule më preferoni ti përdor djalit edhe për ti përgatitur grizin edhe për ti mbushur shishen për naten kur nuk nxjerr asgjë nga gjiri vetëm qan. Më trego të lutem llojin, a jan ato aptamil, nan e hip apo cilat? Të faleminderit shum për mirkuptim

/komuniteti