Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kapslleku

Pershendetje doktor, kam vajzen 6 muaj e gjysme, kam fillu me ushqim shtese (karrota, patate, patelgjan te zi, kungulleshka, brokoli,) po prej muajit te 5 ka problem me jashteqitje, behet gjithnje kaps, i kalon mbas 6 dite, dhe ia fillon prape, e kam pas te nje pediater me ka keshillu ti jap kivi, dardhe, Dhe nje sirup pikovit prebiotik, nuk i ndihmon asgje sirupi, me heret kur i kam dhene dardh i ndihmojke, po tash nuk i ndihmon asgje ,qfare te perdor, jam shume e shqetesuar. Faleminderit shume per pergjigje.

Diana (15 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Kapsllëku nënkupton jashtëqitje të forta dhe të vështirësuara. Numri dhe intervali kohor i jashtëqitjeve nuk janë përcakues për kapsllëkun nëse ato për nga konzistenca janë të holla dhe jo të mundimshme. Praktikat e mira të të ushqyerit janë zgjidhja më e preferuar dhe afatgjate e problemit.Ju bëni mirë që foshnjen tuaj e ushqeni me pemë dhe perime të cilat përmbajnë fibra dhe krijojnë vëllim të domosdoshëm për rregullimin e jashtëqitjes. T'iu përkujtojmë se rregullator të mirë të jashtëqitjes përpos dardhës dhe kivit janë edhe kumbulla dhe fiku ndërsa ushqimet të cilat duhet redukuar janë karrota,patata,orizi sepse kontrbuojnë në masë të madhe në fortësimin e jashtëqitjes. Bazë për rregullimin e jashtëqitjes është ushqimi sa më i lëngëshëm dhe konsumimi i sa më tepër fluideve: ujë, çaj, lëngje pemësh, supë, çorbë. Nëse të gjitha këto nuk ndihmojnë atëherë duhet bërë konsultime shtesë me pediatrin tuaj dhe/ose kirurgun pediatrik. Sirupët e ndryshëm, supozitoret ose mikroklizmat janë zgjidhje e përkohshme e problemit dhe nuk preferojmë krijimin e vartësisë nga ato.

Dita (15 vite më parë)
Provo edhe me sapun e ben si spic te holle edhe futja lehte ne vendin e jashteqitjes edhe i ndihmon shume per tjera here, menjehere lirohet mirepo mos e shpeshto kete gje, tung shpresoj te ben dobi, gjithe te mirat juve;
Diana (15 vite më parë)
Pershendetje doktor, faleminderit shume per pergjigje, po deshta te pyes dhe nje gje, vajza ime nuk pi asgje perpos qumeshtit te gjirit. Kam provuar me shishe po nuk e do fare, tani jam duke provuar me gote po gjithnje e qet ujin prej goje, apo qka do qe te jete, kam provu edhe lengje nuk do asgje, a eshte problem qe nuk pi asgje tjeter perveq qumeshtit te gjirit?

/komuniteti