Rreth gogësimës
Fjolla Saliu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Fjolla,
Gromësima (gogësima) është dukuri normale tek foshnjet. Është pjesë e rëndësishme e ushqimit të foshnjes. Derisa foshnja thith, gëlltit ajër, i cili krijon një ndjenjë të pakëndshme të shkaktuar nga fryrja. Që të mos i pengojë ai ajër, foshnja duhet të gromësijë menjëherë pas thithjes. Foshnjat të cilat thithin duhet të gromësijnë pas secilës gjithithje. Nga goja nxjerr tepricën e qumështit të thithur.
Nëse nuk e mbani foshnjen të gromësijë, atehere mund të provoni që ta vendosni të flejë fëmijën në një kënd 30 gradë, pra pjerrtas që të evitohet kthimi i ushqimit.
Ju uroj çdo të mirë.
Pershendetje desha tju pyes a ka ende nevoje bebja 5 muajshe te gogesoje se une pata provu qe mos ta mbaj te gogesoj po ja ka fillu vec me qaj a eshte arsyeja e qarjes gogesimi? Flm cdo te mire.