javë pas jave
Përreth ngjyrës së gjelbërt të jashtëqitjes ka paragjykime të ndryshme të kohës duke filluar nga mos foshnja është ftohur deri tek mos ajo është e uritur. Për foshnje të cilat ushqehen vetëm me qumësht hetimet në këtë drejtim mund edhe të justifikohen, ndërsa tek ato të cilat marrin edhe ushqime të tjera normalisht se ngjyra e jashtëqitjes në masë të madhe determinohet nga lloji i ushqimeve. Nëse foshnja nuk ka simptoma të tjera shoqëruese atëherë vetëm jashtëqitja e gjelbërt nuk duhet të jetë edhe signifikante.Ju duhet gjithsesi të hetoni për kohën kur ka filluar foshnja juaj të ketë jashtëqitje të gjelbërt dhe faktorët e mundshëm kontribues aso kohe për këtë.
Çdo foshnje duhet që në moshën 4-6 muajshe së paku ta dyfishojë peshën e lindjes.Nëse kjo ka ndodhur edhe me bebin tuaj atëherë nuk ka vend për brengosje.


Bebi im eshte 5 e nje jave, per disa jave rresht ka jashteqitje te gjelbert, ushqehet me gji dhe ka nje jave qe kam filluar ta ushqej me fruta si banane, dardhe e molle, si dhe me pire. Pesha e bebit tim eshte 6 kilogram. Ju lutem me tregoni cfare te bej, jam shume e brengosur.