Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Jashtëqitja e bebit

Pershendetje dr. Kam vajzen 5 javeshe dhe sot dita e 3 qe ajo nuk ka dale jashte po e mundojne shume gazrat e ushqej vetem me gji me ndihmoni cfare te bej? Ju flm per ndihmen qe na ofroni.

Selda Tomcini (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Selda,

Normalisht foshnjet mund të dalin jashtë 1 herë në ditë, ose 1 herë në 2 – 3 ditë. Mund të përdorni mikroklizmat, edhe pse nuk jeni këshilluar me mjekun tuaj, nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dalë jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti