Pyetje të ndryshme
Juliana
(15 vite më parë)
Pershendetje Juliana!
Me sa kuptoj gjithcka eshte ne rregull tek femija juaj!
Merrni fryme thelle dhe besojini me shume instiktit tend prej nene!
Shpesh mjaft shqetesime qe shohim tek femija jane kujdes i tepruar i ne prinderve!
Shpesh pediatri trajton shqetesimin e prindit dhe jo ankesen e femijes!
Te jesh nene eshte me te vertete pergjegjesi por ne radhe TE PARE ESHTE KENAQESIA ME E MADHE NE BOTE.
Pershendetje Doktoreshe.
Po ju drejtoj menjehere disa pyetje: Pyetjet do te jene direkte dhe do mundohem te jem sa me precize: Femija im eshte 3 muaj e 2 jave. -Dhembet e femise ne cilin muaj shfaqen (kruajtjet, shterngimet, shqetesimet)? A eshte e mundur qe te fillojne tani? -Jashteqitjet jeshile: E kam ushqy me qumesht gjiri, formule, e tani sipas pediatres duhet ti jap kos+banane (leng), leng karote. Pse vazhdojne te jene jeshile. Analizat ia kam bere, sipas pediatres gjithcka mire. Me ke duhet te konsultohem per kete, duke qene se pediatri nuk e quan prb kete. -Veshet: Kam konsultuar specialiste Otojate. E kam kuruar e mjekuar (alkol borik, Otipax, Polydexa...). Duket prap e shqetesuar megjithese me thone qe i ka me mire. -Barku: A eshte e mundur qe kur femiija mbledh gjunjte drejt vetes dhe dhe leviz duar kembe e shqetesuar ti dhembi barku? Gjuha: Pediatri me ka keshillu Daktarin per pastrimin e gjuhes? Duhet t' ia vazhdoj kete? -Antiobitiket dhe ilacet e ndryshme: si mund te evitoj keto? Rekomandohet cerek incidali apo me cfare mund t' ja evitoj kete? Duke qene se edhe shurup Calpol ia jap vetem ne rast temperature te larte. -Mjekesi e pergjithshme: Pervec pediatres do doja nje mjek personal te pergjithshem, i cili do ishte i pajisur me mjete per vizita. Mund te me rekomandoni ndonje?
Faleminderit, me respekt.