Binjakët
Luani
(15 vite më parë)
Tek foshnjet e lindura para kohe, disa komunikime të enëve të gjakut të domosdoshme gjatë jetës "in utero", vazhdojnë të perzistojnë (të mos mbyllen) edhe për një kohë pas lindjes. Jo rrallë këto komunikime dijnë të jenë ngarkesë për sistemin kardiovaskular të foshnjes dhe si të tilla pas ekzaminimeve paraprake të bëra vendoset për mbylljen e tyre.
Gjithmonë fillimisht tentohet që kjo të bëhet me medikamente përkatëse. Nëse kjo dështon, pas rivlerësimeve të bëra dhe me arritjen e moshës së caktuar, ekzistojnë edhe metoda tjera (invazive) të mbylljes së komunikimeve në fjalë.
Ju duhet të jeni të qetë dhe të keni besim të plotë tek mjekët që janë duke u përkujdesur për foshnjet tuaja.
Se pari ju pershendes, jetoj ne Belgjike dhe bashkeshortja ime ka lindur 2 djem ne javen e 28 te shtatzenise, femijet gjenden ne stacionin intenziv te neonatologjise dhe njeri prej femijeve ka nje kanal te gjakut i cili eshte i hapur e ne fakt mjeket thone se duhet te jete i mbyllur, kane thene se do te provojne me medikamente ta mbyllin. Pyetja ime eshte se, a eshte kjo e rrezikshme per femiun ne qofte se nuk mund te mbyllet me medikamente?
Pershendetje nga Belgjika.