Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Jashtëqitja e bebit tim

Pershendetje. Une kam vajzen kater muajshe e ushqej vetem me gji ka disa dite qe jashteqitja e saj eshte e holle dhe nganjehere ngjyre jeshile raste raste ka ngjyre jeshile te erret. Nga grate kam degjuar se nese eshte femija i uritur ose kur ka te ftofte ndodh kjo por nuk besoj se ne keto dite vape vajza ime mund te kete te ftofte dhe gjithashtu te jete e uritur per arsye se pin vazhdimisht dhe gji kam vazhdimisht. Ju lutem me tregoni se a eshte arsye per tu prengosur apo jo?

Erza Haracia (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Erza,

Përreth ngjyrës jeshile të jashtëqitjes ka paragjykime të ndryshme të kohës duke filluar nga mos foshnja është ftohur deri tek mos ajo është e uritur. Për foshnje të cilat ushqehen vetëm me qumësht hetimet në këtë drejtim mund edhe të justifikohen, ndërsa tek ato të cilat marrin edhe ushqime të tjera normalisht se ngjyra e jashtëqitjes në masë të madhe determinohet nga lloji i ushqimeve.

Nëse foshnja nuk ka simptoma të tjera shoqëruese atëherë vetëm jashtëqitja jeshile nuk duhet të jetë edhe signifikante. Ju duhet gjithsesi të hetoni për kohën kur ka filluar foshnja juaj të ketë jashtëqitje të gjelbërt dhe faktorët e mundshëm kontribues aso kohe për këtë.

Ju uroj gjithë të mirat.

/komuniteti