Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Shalqiri dhe pjepëri në menynë e bebit

Pershendetje, Deshta tju pyes a guxoj ti jap bebit tim shalqi dhe pjeper tani qe i ka 8 muaj e nje jave? Ju faleminderit per kohen qe ndani per te na ndihmuar. Me respekt!

Ardita Hyseni Limani (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Ardita,

Shalqiri dhe pjepëri janë shumë të pasur me vitamin A, vitamin C dhe kalcium. Pjepëri ka koncentrim të shkëlqyer të beta-karrotenit, i cili është shumë i shëndetshëm për zhvillimin e syrit dhe të parit.

Që të dyja mund t`ia jepni fëmijës tuaj, në formë qulli (apo lëngu). Preferohet prej muajit të 8. Vetëm të keni kujdes se mos shfaq reaksion sepse ka aciditet, pra nuk shfaq alergji por vetëm të skuqura.

Gjithë të mirat.

Argena Sebok (12 vite më parë)
Ju falenderoj per kete pyetje dhe pergjigje sepse edhe une per kete jam interesuar. Po i jap pjeper bebit tim 8 muajsh e gjysem. Ajo e pelqen shume. A mund t ju pyes nese pjepri ndihmon daljen jashte apo shkakton zenien kaps ? Faleminderit paraprakisht.

/komuniteti