javë pas jave
Përshëndetje Albulena,
Ushqyerja e bebeve në këtë moshë zakonisht përbëhet nga këto ushqime: ushqimi me qumësht gjiri (apo me formule, mvarësisht prej rastit), drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb), pemë të shtypura apo të bluara (banane, dardha, lëngmolle, pjeshka), perime të shtypura apo të bluara (avokado, karrota të ziera mirë, kungull, and patate të ëmbla).
Kjo menu rekomandohet gjer në muajin 8, ndërsa prej muajit të 8 mund të vazhdoni me këto, plus duke shtuar në menu sasi të vogla të djathit të butë të pasterizuar, jogurtit, xhizë (por jo qumësht lope deri në moshën 1 vjeç), drithëra të përziera, ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit), dhe sasi të vogla proteinash (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lekurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza).
Shpresoj të të kem ndihmuar.
Gjithë të mirat.


Djali im ka mbushur 6 muaj e gjysem desha te di se cfare ushqime duhet konsumuar, e kam dhe ne gji por dhe ushqim nuk po di se cfare ti japi?