Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Fëmija im ka dhimbje barku

Femija im ka dhimbje barku, eshte 18 ditesh, desha te di ndonje ilac qe mund ti perdore? Ai qan gjate gjithe dites dhe kerkon te pije. Ju lutem me thoni cmund te bej?

Elvana Cani (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Elvana,

Nëse foshnja është e shëndetshme, nuk është e uritur, etur apo e lagur – ato janë ngërçe.

Dy gjer në tre javë pas lindjes, lajmërohen periudhat shqetësuese të ngërçeve, të cilat zakonisht zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes.

Foshnja qan shumë, skuqet në fytyrë, lëviz këmbët dhe duart e nevrikosur dhe shtrëngohet. Karakteristike është lëvizja e këmbëve kah stomaku, shtrëngon grushtat dhe rrit aktivitetin e saj. Qarja, e cila ndonjëherë është plotësisht e pangushëllueshme, mund të zgjasë me orë të tëra.

Në linkun e mëposhtëm mund të lexoni se si mund ti ndihmoni foshnjes tuaj për ti qetësuar këtë periudhë sadopak:

http://www.bebaime.com/neonatologjia/keshilla-per-qetesimin-e-ngerceve-tek-foshnjat

Shpresoj të të kem ndihmuar, gjithë të mirat.

/komuniteti