javë pas jave
Përshëndetje Sala,
Ushqimet që duhet konsumuar fëmija 11 muajsh janë këto:
Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule, sasi të vogla të djathit të butë të pasterizuar, jogurt, xhizë (por jo qumësht lope deri në moshën 1 vjeç), drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera), pemë të prera në kube apo në fije, apo të bëra pure, perime të ziera butë, me madhësi kafshate (karrota, bizele), ushqim i kombinuar (makarona me djathë, tavë), proteina (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lëkurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza), ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit), lëng pa citron.
Sasia: 1/3 gote bylmet (apo djathë), ¼ gjer në ½ gotë drithëra të pasura me hekur, ¼ gjer në ½ gotë pemë, ¼ gjer në ½ gotë perime, 1/8 gjer në ¼ gotë ushqim të kombinuar, 1/8 gjer në ¼ gotë ushqim të pasur me proteina, ¼ gjer në ½ gotë lëng pa citron.
Shmnagni kriposjen e ushqimit të cilin e pregatisni vetëm për fëmiun. Në gjashtë muajt e parë të jetës, foshnjes i mjafton më pak se 1 g kripë, të cilën e merr nga qumështi i nënës apo ushqimi i gatshëm, në muajt 7 dhe 12 mjafton 1g kripë, përderisa fëmijët nga 1 gjer në 3 vjeç kanë nevojë më pak se 2 g kripë në ditë.
Gjithë të mirat.


Pershendetje Dr. Una kam djalin 11 muajsh, e ushqej akoma edhe me qumesht gjiri, mirepo pasi punoj me orar te plote, vetem ne pauze 12-13 shkoj dhe i jap gji, mandej edhe ne mbremje dhe gjate nates. Mirepo koheve te fundit po me duket qe nuk po i mjafton gjiri edhe gjate nates, cdo dite zgjohet ne 5 te mengjesit dhe nuk fle me, vetem nese zgjohem menjehere i pergatis biskota apo dicka tjeter, i han dhe flen perseri. Desha t'ju pyes a te filloj t'i jap edhe ndonje lloj te qumeshtit tjeter apo si te veproj, dhe nese duhet ti jap edhe ndonje qumesht tjeter, a ben tash me fillu me qumesht te paketuar qe blihet normal qumesht i lopes, apo me ndonje qumesht formula pasi i ka 11 muaj, nese mund ti jap qumesht lope me cfare perqindje te yndyres duhet t'ia jap. Pervec qumeshtit djalit i jap gjate dites nganjehere biskota me qaj keshtu si qull, ose kesi drithera e qulle te ndryshme te HIPP-it, dhe edhe kur ha vet e ushqej me cka ha une, mirepo nuk hane shume ushqimet familjare qe jane, nuk han per me u ngope, vec 3-4 kafshata. nuk po e di edhe a me ja hjeke tash keto qullet, e me ushqy normal si ne qysh ham, a si te veproj. Me fal qe e zgjata por e kam shume te nevojshme kete pergjigje. Ju uroj pune te mbare! Falemnderit paraprakisht!