Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Barkqitja te fëmiu

Pershendetje doktoreshe, djali im eshte 4 muaj e gjysem, aj gati qe dy jave e gjysem eshte me barkqitje 7 dite ja kom dhene antibiotikun Deprim, Lactis B nuk e pin e vill e pluhrin Equidral cdo 5 min ja jepi lineksat po ja jepi 3 here ne dite te dielen ketu te na e pata ne Peje ka marr gati 3 infuziona e ushqej me gji jam ra nhall u lig u shkri a eshte shume per te kjo terapi? E ushqej me gji e dje e sod pi jepi edhe lang te orizit a mundesh me me keshillu dicka a cka me bo se djali marroj ka 5 a 6 here ne dite prej barkut? Faliminderit.

Melissa Ernes Shala (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Shefkije,

Diarrenë më së shpeshti e shkaktojnë viruset dhe bakteriet. Kur ka fëmiu diarre, ai humb shumë lëngje prandaj është shumë e rëndësishme që të konsumojë sa më shumë ujë, çaj apo tretje fiziologjike.

Trajtimi më i qëlluar i barkqitjes është ai dietetik. Varësisht nga mosha ndryshon edhe qasja dietetike. Tek foshnjet rekomandohet ushqimi në gji. Tek mosha mbi 4-6 muaj mund të ipet "ujë orizi", mollë, banane. Mbi këtë moshë rekomadohet "BRAT" dieta (banana, rice, apple, tea - banane, oriz, mollë, qaj kaqeje).

Diarrea shpesh kalon pas një periudhe kohore, por nëse fëmiu ka diarre dhe temperaturë, nëse ka dehidruar dhe lodhur, vizitoni mjekun dhe këshillohuni.

I uroj djalit shërim sa më të shpejtë.

/komuniteti