Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha dhe ushqyerja e vajzës

Pershendetje! Kam vajzen 5 muajshe dhe peshon 6.3 kg ka lindur me peshe 3.1 kg doja te dija nese eshte ne peshen e duhur? Me ka rekomanduar pediatri ti jap kos me banane 1 here ne dite si dhe lengje frutash te fresketa dhe ja kam filluar. Po veproj drejt duhet ti jap dicka shtese? Shpresoj ne nje pergjigje nga ana juaj. Ju falenderoj.

Eglantina Bashmili (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Eglantina,

Në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-të ose të 6-të dhe trefishohet në fund të vitit të parë. Duke u nisur nga kjo mendoj se vajza juaj ka peshë normale në raport me moshën mujore që ka.

Për të parë kohë pas kohe parametrat e fëmijës tuaj, ju lutem përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.

Në këtë moshë rekomandohet që vajzën tuaj ta ushqeni me drithëra të lëngshme, si miell orizi, tërshëre apo elbi, lëng pemësh, molle apo dardhe, banane të shtypura, karrota, patate, kungulleshka etj, të gjitha këto në formë qulli.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti