Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Djersitja tek fëmijët

I nderuar mjek. Kam vajzen 5 muajshe, shume po djersitet ne koke edhe kur flen edhe kur po pin e kam ne gji vajzen, a eshte normale apo eshte e ftohur se vetem koka i behet uje, nese keni mundesi me keshilloni dicka? Me respekt Nafija.

Nafije Sherifi (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Nafije,

Mbingrohja e dhomës dhe veshja e tepruar jane shkaktarët më shpeshtë të djersitjes së shtuar tek foshnjet. Temperatura e dhomës duhet të jetë në mes 18-22 gradë celsius, ndërsa foshnjet duhet veshur me një shtresë rroba më shumë se të rriturit. Jo rrallë prindërit e rinj duke pasur frikë nga ftohja eventuale, bëjnë mbingrohjen e foshnjeve të tyre.

Të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm, për të marrë informacion mbi djersitjen tek fëmijët:

http://www.bebaime.com/keshilla/djersitja-tek-foshnjat-

Gjithë të mirat.

/komuniteti