Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Përdorimi i vitaminave shtesë

Pershendetje dr. Niketa, une kam femijet e pare binjake 6 muajsh, dhe nga muaji i pare ju perdori edhe tri lloj vitamina shtese nga D3, qe zakonisht femijet tjere kam degju qe nuk i kane, ato jane Ferrosil, Redox, Naf, mirepo me shqeteson fakti se ne emision TV, kam degju nje pediater se nuk eshte mire femijet ti perdorin vitaminat nese nuk eshte nevoja, pse mjeku im ka preferu keto vitamina tek femijet e mi, edhe pse kane lind me peshe normale 2.7 kg dhe 3.5 kg, nuk kane qene te semure kurre, jane zhvillu normal dhe me peshe shume mire, mirepo ka preferuar vetem se kane lind binjake apo? Ju pershendes dhe ju uroj pune te mbare.

Adile Arifi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Adile,

Terapia baze për çdo foshnje deri në moshën 12 muajshe janë pikat AD3 (gjegjësisht D3). Për qëllime terapeutike të diskutuara foshnja suplementohet edhe me pika të tjera multivitaminoze. Vitaminat zëvendësojnë mikroelementet që fëmija nuk i merr kur nuk ushqehet mirë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti