Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth infeksionit të bajameve

Ju lutem me informoni ne lidhje me parandalimin e infeksionit te bajameve se vajzes time 2.5 vjec, i jane perseritur rreth 3 here afersisht cdo 5 muaj dhe eshte kuruar me antibiotike, si mund te veproj per parandalimin e ketij problemi? Faleminderit.

Arjola Balliu (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Arjola,

Së pari duhet që vajzës ti bësh një mbjellje (kulture fyti për streptokok), dhe më pas duhet të përdorësh përsëri antibiotikë. Mjekimi me antibiotikë duhet të zgjasë të paktën 7 ditë.

Trajtimi i bajameve në mënyrë korrekte është mjaft i rëndësishëm pasi nqs nuk mjekohen siç duhet ato japin dëmtim edhe të zemrës edhe të kyçeve.

Uroj që të kem ndihmuar sado pak!

Arjola Balliu (14 vite më parë)
Doktor harrova tju sqaroj se ja kemi bere mbjelljen kulture fyti per streptokok,nuk ka asnje problem , Faleminderit per pergjigjen .

/komuniteti