Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Vitamina d3

Pershendetje, Doja te dija se a mund te vazhdoj ti jap vajzes sime 9 muajshe vitaminen D3 dhe gjate muajve te veres? Sepse kam degjuar qe gjate muajve te veres meqenese ka rreze dielli te mjaftueshme nuk eshte e nevojshme dhenia e vitamines. Faleminderit.

Albina Staro (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Albina,

Vazhdimi i pikave përcaktohet nga fortësia e kockave të pjesës së pasme të kokës, forma e kafazit të krahërorit, aftësia e foshnjes për të ndenjur ulur, djersitja, etj... Në kontrollën e rradhës diskutoni me pediatrin e foshnjes tuaj të gjitha këto dhe varësisht nga vlerësimi i bërë nga ai, vendoset deri kur ka nevojë për marrjen e tyre.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti