Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Qumështi për foshnjen time

Pershendetje doktor, si jeni? Jam Albulena nena e Anuarit. Djali tash po i mbush 7 muaj, por une si nene kam nje hall rreth ushqimit te tij, qumeshti i gjirit nuk po i mjafton, kam provuar me qumesht formule ti mbush shishen qe ti ndihmoj nganjehere, per veq gjirit por asesi nuk e merr, kam provuar hipp dhe aptamil por nuk e do, une po e ushqej me ushqime tjera gjate dites por ato nuk e zevendesojne qumeshtin, edhe rreth peshes trupore tani me duket se nuk shton mire deri per sa muajt e kaluar ka shtuar 1 deri ne 2 kg ne muaj tash vetem 160 gram per nje muaj, kjo me duket se nuk eshte ne rregull, kerkoj ndonje keshille nga ju? Mirembetshi, me respekt Albulena.

Albulena Ismaili Musa (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Albulena,

Për moshën që ka, pjesa më e madhe e dietës së fëmijës duhet të përbëhet nga qumështi por kjo nuk nënkupton marrjen e tij vetëm si të tillë. E rëndësishme është që ushqimet që merr të kenë përmbajtje qumështi, dhe thjeshtë qumësht mund të marrë rreth 250 ml në total. Duhet të keni parasysh që formula që keni zgjedhur të jetë e përshtatshme për moshën e tij.

Gjithë të mirat.

/komuniteti