Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Urinimi gjatë natës

Urime per site. Vajza ime 3 vjece e gjysem, urinon shume gjate nates (disa here) pasi qe pi shume caj dhe uje nates. Kam provuar qe t`ia pakesoj cajin apo ujin, duke e argumentuar edhe me gocen, por sapo vjen ora e vone, ajo e kerkon me ngulm te madh sa qe eshte shume e veshtire qe te mos ia japim. E kemi diskutuar dhe goca ka deshire qe te mos pije naten por eshte mjafte e veshtire edhe per te qe te perballoj ate vese. Ju lutem me ndihmoni me ndonje keshille. Ju faleminderit, me respekt, Albana.

Albana (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Albana!

Pergjithesisht urinimi i shtuar naten mund te lidhet me nje edukate te caktuar te ushqyerjes, qe ne rastin tuaj lidhet ndoshta me konsumimin e shtuar te lengjeve naten!

Por per sa kohe kjo gje perben problem per ju tashme, duhet te konsultoheni me pediatrin tuaj, per te vleresuar nje profil te urines, densitetin e saj, vleresim te veshkave (ekografi) dhe nje profil endokrinologjik (funksion te hipofizes etj).

Evelina Ndrecaj (14 vite më parë)
Njeri nga dy djemt e mi binjak ka pasur herni te kerthizes dhe te njerit testikull,ndoshta sepse ka lindur para kohe.Kjo iu ndodh edhe femijeve te cilet qajne shume gjate tremujorshit te pare te jetes nga dhimbjet e barkut.Kur e kam derguar djalin tek mjeku kirurg me ka thene se duhet ta operojme pasi te mbush 3 muaj.Gjyshja ime me ka mesuar nje metode se si me pare kur nuk kishin mjek e kan sheruar kete problem .Per sa i perket hernise se kerthizes une i kam vendosur dyll te bleteve te cilit i kam dhene forme te rrumbullaket dhe kam fiksuar mbi kerthize me anzaplast te syrit qe te mos leviz,nese nuk mund te gjeni dyll mund ta beni edhe me nje pare psh 2 euro.Per sa i perket hernise se testikujve prap gjyshja me ka mesuar se pasi ta laj femijen me uje te ngrohet me dore i mbjaja pak uje me te ftohet ,keshtu testikuli tkurret dhe me kalimin e kohes herina terhiqet.Kjo mund te ndihmoj te gjitha ato nene qe kan kete problem me femijet e tyre ne menyre qe te mos i operoni.Mua te pakten me ka ndihmuar keto metoda pasi te dy hernit iu kan terhequr vet djali pa operim.Suksese !!!

/komuniteti